Kush jemi ne

Kjo faqe është krijuar nga nxënësit e klasës IX-C '26 të shkollës "Mihal Grameno", Tiranë, si kundërvënie ndaj fjalorit të pakëndshëm e të papërshtatshëm që përdoret mes bashkëmoshatarëve me qëllim që ta përmirësojmë komunikimin e ta pasurojmë me fjalët e ëmbla të gjuhës shqipe - frymëzuar nga rilindasi Mihal Grameno i cili luftoi "me pushkë e penë për mëmëdhenë".

Lufto edhe ti për një shoqëri më të shëndetshme!

A close-up of a hand writing a heartfelt anonymous message on a small piece of paper.
A close-up of a hand writing a heartfelt anonymous message on a small piece of paper.
Softly lit room with pinned anonymous notes creating a warm, inviting collage on the wall.
Softly lit room with pinned anonymous notes creating a warm, inviting collage on the wall.

Qëllimi ynë

Ndërgjegjja, mirësjellja, edukata - parimet tona. Pse të përdoret gjuha për keq kur ka fjalë aq të mira? Le të bashkohemi me anë të gjuhës e të mos e lejojmë atë të na ndajë!

"Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë

Pikojnë çezma me helm të zi

Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë

Kujdes me fjalën edhe ti, zotëri!"

-Dritëro Agolli