Mendimet e psikologëve të njohur botërorë për marrëdhëniet mes bashkëmoshatarëve

Hulumtimet tona para krijimit të faqes web "Mihali Vëzhgon"

1/18/20262 min read

a row of books on a shelf in a library
a row of books on a shelf in a library

I - Abraham Maslow

Nevoja për përkatësi

Njeriu nuk jeton vetëm për bukë dhe siguri. Ai jeton për t’u ndier i pranuar. Sipas Abraham Maslow-t, pas plotësimit të nevojave bazë, lind një etje më e thellë: dëshira për dashuri dhe përkatësi. Kjo nevojë shfaqet më fort në rininë e hershme, kur shoku/shoqja bëhet pasqyra ku shohim veten. Kur një i ri gjen vendin e tij në grup, zemra qetësohet dhe mendja hapet. Por, kur ai përjashtohet, lind boshllëku. Pa miqësi, njeriu humb besimin te vetja dhe ndalon së ëndërruari. Maslow na kujton se vetëm në një mjedis ku ka pranim dhe respekt, individi mund të ngrihet drejt vetë-aktualizimit, drejt versionit më të mirë të vetes.

II - Aaron Beck

Fuqia e mendimit në miqësi

Marrëdhëniet nuk dëmtohen gjithmonë nga fjalët e të tjerëve, por nga fjalët që i themi vetes. Aaron Beck-u vuri re se shumë të rinj mbajnë në mendje mendime të heshtura, por shkatërruese: “Nuk vlej”, “Askush nuk më do”. Këto mendime ndërtojnë mure mes njerëzve, edhe kur askush nuk i ka ngritur ato. Beck-u këshillon të ndalemi dhe të pyesim veten: a është kjo e vërtetë? A po e shoh situatën me sy të errët? Kur mendimi ndryshon, ndryshon edhe marrëdhënia. Miqësia fillon aty ku pushon frika dhe nis besimi.

III - Erik Erikson

Identiteti lind mes shokëve

Adoleshenca është një udhëtim i brendshëm, ku njeriu kërkon përgjigjen më të vështirë: kush jam unë? Erik Eriksoni besonte se kjo pyetje nuk merr përgjigje në vetmi, por mes bashkëmoshatarëve. Në sytë e shokëve dhe shoqeve, i riu/e reja sheh reflektimin e vetes. Kur grupi e pranon, identiteti forcohet. Kur ai/ajo përjashtohet, lind hutimi dhe paqartësia. Marrëdhëniet me moshatarët nuk janë thjesht shoqëri, por ura drejt vetëkuptimit. Përmes tyre, njeriu mëson të qëndrojë në këmbë dhe të besojë se ka një vend në botë.

IV - Albert Bandura

Shembulli që na formon

Njeriu mëson duke parë. Albert Bandura tregoi se sjellja e shokëve dhe shoqeve bëhet model, i cili imitohet pa u kuptuar. Një buzëqeshje, një fjalë e mirë, një akt guximi – të gjitha përhapen si dritë në një dhomë të errët. Por edhe e kundërta është e vërtetë. Një shoqëri e gabuar mund të mbjellë frikë, agresion dhe pasiguri. Prandaj Bandura thekson rëndësinë e vetëbesimit: të dish se mund të zgjedhësh rrugën tënde, edhe kur turma shkon tjetërkund.